Pas rreth dy orësh me fjalime të mbajtura para selisë së Kryeministrisë, protesta ka hyrë në një etapë të re. Qytetarët e mbledhur kanë filluar një marshim të gjerë nëpër arteriet qendrore të kryeqytetit, duke u shtrirë edhe në drejtim të zonës së njohur si Ish-Blloku.
Teksa kanë përshkuar këtë pjesë të qytetit, e cila është e mbushur me kafene e restorante, manifestuesit kanë shprehur hapur kërkesën e tyre për largimin e menjëhershëm të kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë kabinetit qeveritar.
Të lidhura
None found
Mes thirrjeve për solidaritet dhe unitet, turma ka nisur në kor slogane të forta kundër Partisë Socialiste dhe asaj që ata e cilësuan si rrjet klientelist dhe patronazhxhinjsh.
