Momenti që po shihni në foto, është pak para se të ndodhte ekzekutimi i 27 vjeçarit Mehmet Qemes mbrëmjen në rrugën “5 maji” në Tiranë.
27-vjeçari ka qenë i ulur në një tavolinë me disa persona të tjerë, ndërsa në këmbë është autori i cili mban në dorë një pistoletë.
Dema ka qëlluar 27-vjeçarin me pistoletë në gjoks. Menjëherë pas ngjarjes, shokët e kanë transportuar në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Ndërkohë në kërkim për ngjarjen është shpallur autori i dyshuar, Marjus Dema dhe 5 persona të tjerë, të cilët akuzohen për moskallëzim të krimit. Ata janë Erlind Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi.