Mijëra qytetarë po vijojnë marshimin e tyre kilometrik në kryeqytet, ndërsa kanë përsëritur kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për rrëzimin e klasës së vjetër politike.
Ata kanë deklaruar se nuk duan negociata me kryeministrin Rama, por dorëheqjen e tij. Me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit shprehen të vendosur në qëndrimin e tyre.
Të lidhura
None found
Kujtojmë që kjo është protesta e 24-të, ndërsa revolta e tyre ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare. Paralelisht me tubimin në Tiranë, protesta janë zhvilluar edhe në Londër, Gjermani, Holandë, Francë, Itali, Norvegji, Zvcër dhe Austri.
