E vrau shoku i ngushtë, Stresi publikon pamje nga ceremonia mortore: Lamtumirë broski! (FOTO LAJM)

Ditën e sotme u përcjell në banesën e fundit i riu Mehmet Qema, 27 vjeç, pasi u qëllua për vdekje nga shoku i tij Marjus Dema.

Në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë një grup të rinjsh, miqtë e të ndjerit.

Foton e ka publikuar edhe reperti Arkimed Lushaj, i njohur  si Stresi, i cili i ka dedikuar dhe një dedikim mikut që humbi jetën.

“Njerëzit qajnë trupin e vdekur kur e përcjellin në varr, por askush nuk qan zemrën e vdekur në trup të gjallë. “Tallman”, broski lamtumirë! Ngushëllime familjes,”-shkruan reperi.

 

Shtuar 12.05.2021 17:30