Marin Mema tregon zbulimin që e ka tronditur: Kur më dhanë informacionin, nuk e besova

Mbrëmjen e djeshme, gazetari Marin Mema i cili prej vitesh është autor i emisionit “Gjurmë Shqiptare” ka treguar zbulimin më të madh të vitit që e ka tronditur. Ai flet për një shpellë me eshtra njerëzisht.

“Më erdhi një informacion, të cilin nuk e besova. U nisa jo fort i bindur, por më rezultoi e vërtetë. Në fillim nuk e besova, por pas verifikimit ishte e vërtetë. Pas emisionit të parë nisa hulumtime dhe me ekspertë dhe ishim të mendimit që mund të ishin eshtra të ndonjë masakre të komunizmit, me krime njerëzore, por nuk ishte kështu. U mendua që mund të ishin eshtra të betejave, por fshati nuk kishte histori. Më pas u gjykua se mund të ishin mbetje disa mijëra vjeçare, ndaj u kërkua edhe ndihma e ekspertëve të huaj”, tha Mema./albeu.com


Shtuar 4.01.2022 09:37