Maqedonia e Veriut vijon me raste të larta të Covid-19, sot asnjë vdekje

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.430 testime për Covid-19 dhe janë regjistruar gjithsej 83 raste të reja të infektimit.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive, janë regjistruar 13 riinfeksione.

79 pacientë janë shëruar, ndërsa nuk është raportuar për asnjë vdekje në 24 orët e fundit.