Maqedonia e Veriut regjistron 3 vdekje dhe 164 raste të reja me COVID-19

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 164 raste të reja me COVID-19. Shumica e tyre janë shënuar në Tetovë.

Mësohet nga Ministria e Shëndetësisë se kanë humbur jetën 3 pacientë dhe janë shëruar 18 të tjerë.

Aktualisht, numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 770./albeu.com


Shtuar 4.08.2021 14:43