Christian Eriksen është rikthyer te Interi

Inter ka konfirmuar se mesfushori Christian Eriksen është rikthyer.

 

Danezi luftoi për jetën në ndeshjen Danimarkë – Finlandë dhe falë punës së mrekullueshme të mjekëve ia doli të shpëtojë.

Sidoqoftë, tani Eriksen ka filluar të shërohet dhe Inter ka konfirmuar që është rikthyer.

“Eriksen vizitoi stërvitjen. Danezi u takua me drejtorët e klubit, trajnerin, bashkëlojtarët dhe gjithë stafin. Eriksen është duke ia dal  mirë dhe është në formë të shkëlqyer fizike dhe të mirë në atë mendore”, shkruhet në komunikatë.


Shtuar 4.08.2021 14:44

Tags: ,