Monika Kryemadhi, e cila ka siguruar një mandat në fier dhe një në Tiranë është i vetmi emër pas Ramës që po mban “peng” listën e deputetëve që do të shkelin në Kuvend.
Në Tiranë, LSI fitoi dy mandate, Monika Kryemadhi dhe Erisa Xhixho, e cila është e sigurt. Ndërsa i treti në listës është Petrit Vasili. Por sipas nenit për zbatimin e kuotave gjinore, mandati mund t’i kalojë Klajda Gjoshës.
Ndërsa në Fier pas Monika Kryemadhi është Kejdi Mehmetaj.
Tashmë i takon kryetares të LSI të zgjedhë se cilin qark do të përfaqësojë dhe kë kandidat do të lërë jashtë parlamentit.