“Me njerëzit e nonës apo të babës”, cilin qytet do të zgjedhë Rama?

Lista e deputetëve tashmë është konfirmuar, ndërkohë që mbetet që të zgjedhë edhe kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit ishte kandidat në Durrës dhe Vlorë, ku pozicionohej i 8-ti në listë. Rama mori 15871 vota në Durrës, ndërsa në Vlorë 11412.

Më herët gjatë fushatës shefi i ekzekutivit deklaroi se ai do të mbajë mandatin në atë qark që do të votohet më shumë. Gjatë një dreke me peshk e karkaleca, ku ishte i pranishëm edhe biznesmeni Gjergj Luca dhe peshkatarët, Rama u shpreh:

“S’kam ardhur në Durrës për të marrë vota, por për të bërë historinë me ju! Do qëndroj deputet atje ku do më duan më shumë. Pastaj varet ku do rri te njerëzit e nonës apo te njerëzit e babës!”. /albeu.com/

 

 


Shtuar 30.04.2021 13:03