Pas kërkesës së Partisë Demokratike për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend, kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka vendosur që të mbledhë Këshillin për Legjislacionin.
Mësohet se mbledhja do të zhvillohet më 27 gusht në orën 11:00 dhe do të diskutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.
njoftimi:
Të nderuar kolegë,
ju njoftojmë se në datën 27 Gusht, ora 11:00, në Kryesinë e Kuvendit, do të zhvillohet jashtë sesionit parlamentar, mbledhja e Këshillit për Legjislacionin. (Urdhër Nr. 54, datë 08.08.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.)
Këshilli për Legjislacionin do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin nr. 55, datë 10.07.2024, të Gjykatës Kushtetuese.
Faleminderit!