Manastirliu: Testet e Covid-19 falas në qendrat shëndetësore verore

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook shkruan se qendrat shëndetësore verore do të shërbejnë 24 orë, dhe se kush dyshohet për Covid-19 do ta ketë falas testin e shpejtë.

Në çdo qendër shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore, ofrohet shërbimi 24 orë për çdo urgjencë mjekësore si dhe testi i shpejtë #falas, për çdo rast të dyshuar si i prekur nga #Covid19.

Për çdo dyshim, drejtohuni pranë qendrës më të afërt shëndetësore. #Bashkë, të kufizojmë përhapjen e koronavirusit, për një sezon turistik të #sigurt”, shkruan Manastirliu./albeu.com