Manastirliu: Sot mbërrijnë mbi 18 mijë vaksina, brenda gushtit do të kemi 500 mijë të tjera

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndërsa ka qenë në një qendër vaksinimi në Shkozë. Nga atje, Manastirliu njoftoi se sot pritet të mbërrijmë edhe 18,720 doza të vaksinës Pfizer dhe se brenda gushtit do të kemi 500,000 vaksina të tjera.

“Shkozë – Vaksinim, vaksinim, vaksinim derë më derë me njësitë e lëvizshme në komunitet, për t’i dhënë mundësi çdo qytetari të vaksinohet, afër vendbanimit

Sot presim edhe 18,720 doza të vaksinës Pfizer, teksa brenda gushtit do të kemi 500,000 vaksina të tjera anticovid”, shkruan Manastirliu në Facebook./albeu.com


Shtuar 12.07.2021 12:53