Manastirliu: Mbi 18 mijë qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, shkruan se mbi 18 mijë qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

“Më shumë se 18.000 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag. Kontakto mjekun e familjes”, shkruan ministrja./albeu.com


Shtuar 11.11.2021 09:13