Manastirliu: Do të kemi lehtësim të masave në verë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar një nga qendrat e vaksinimit ku po marrin dozat e para punonjësit e fasonerive dhe ata të turzimit.

Duke njoftuar se sot vijnë 11.700 doza Pfizer, Manastirliu tha se do të ketë lehtësim të masave gjatë sezonit të verës, por gjithmonë duke parë situatën epidemike.

“Janë më shumë se 740 mijë vaksina të ardhura në Shqipëri deri më sot, ndërkohë që sot priten edhe 11,700 doza të vaksinës Pfizer nga dy kontratat që kemi, nga kontrata me Pfizer priten 7020 doza dhe kontrata me BE mbi 4 mijë doza.

Do të intensifikojmë vaksinimin e kombinuar. Grupet +60 vjeç dhe të sëmurët kronikë po vijojnë të vaksinohen kudo në qendrat shëndetësore dhe në pikat e përqëndruara të vaksinimit dhe sigurisht edhe grupet prioritare, të cilat janë në planin tonë, siç janë edhe punonjësit e operatorëve turistikë, në mënyrë që të kemi sa më shumë të vaksinuar, për të mbërritur në një lehtësim padyshim përgjatë periudhës së verës, gjithmonë duke vlerësuar situatën epidemike, e cila vlerësohet në dinamikë nga Komiteti ynë i Eksepertëve”, tha Manastirliu./albeu.com


Shtuar 10.05.2021 15:09