Manaj nuk i ndahet Turqisë, zbuloni skuadrën që e ka huazuar

Sulmuesi i talentuar nga Kosova Arb Manaj, do të vijojë karrierën në kampionatin turk.

23-vjeçari së fundmi ka ndryshuar skuadër teksa nga Balikesirspor është huazuar te Bandirmaspor, në Ligën e Parë.

Shqiptari i Kosovës do të luajë aty për një sezon i huazuar nga Ankara Keciorengucu, që zotëron edhe kartonin e futbollistit. Në sezonin e shkuar, Manaj arriti të realizonte 6 gola në 14 ndeshje, duke qenë një ndër futbollistët më të spikatur te Balikesirspor.


Shtuar 10.08.2021 13:06