Avokatët e kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit kanë dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat.
Gjatë konferencës, Argita Malltezi deklaroi se, arresti ndaj Jamarbër Malltezit ishte i paligjshëm sepse ai nuk ishte subjekt i veprës penale për të cilën akuzohet.
‘Arresti ndaj Jamarbër Malltezit ishte i paligjshëm në mënyrë të veçantë, sepse Jamarbër Malltezi, nuk ishte subjekt i veprës penale për të cilën akuzohet.
Akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë dhe nuk ka qenë kurrë në jetën e tij, zyrtar i lartë, apo i zgjedhur vendor.
Për rrjedhojë procedimi penal i tij dhe arresti, përbëjnë ndjekje pa ligj që është një shkelje flagrante kushtetutese dhe konventore.
4 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, nuk u shqetësuan nga ky fakt.
Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet që çështjen e Jamarbër Malltezit ta bashkojmë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për ta përshpejtuar këtë proces.
Në çdo rast ajo do të jetë një çështje që do i përcillet Strasburgut’, tha ndër të tjera gjatë konferencës, Argita Malltezi.