Makinat përplasen “kokë më kokë” në Levan-Fier, 6 të lënduar (VIDEO)

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në hyrje të autostradës Levan-Fier.

Dy mjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra-tjetrën, dhe raportohet për 6 të lënduar.

Për shkak të aksidentit lëvizja e mjeteve është bllokuar, duke shkaktuar trafik të madh në këtë aks.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Gjithashtu ka nisur puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe “Volkswagen”, ku për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com