Dy makina kanë marrë flakë teksa ishin në lëvizje në “Elbtunnel” në Gjermani.
Dy automjetet janë shkatërruar plotësisht, siç raportojnë mediat gjermane, ndërsa shtatë persona kanë mbetur të plagosur, tre prej të cilëve janë dërguar në spital.
A7-Verbindung gesperrt: Autos brennen im Elbtunnel. Die @FeuerwehrHH ist im Großeinsatz. https://t.co/oUa165lOe9 @BZ_NachtFloh pic.twitter.com/OPOpF22dXr
— Marco Zitzow (@MarcoZitzow) October 19, 2023
Trafiku në pikën ku shpërtheu zjarri është ndalur në të dy drejtimet, raporton gazeta gjermane “Bild”, ndërsa në video janë regjistruar radhë automjetesh jashtë tunelit të Hamburgut.
Zjarrfikësja u njoftua rreth orës 9:29 të mëngjesit (koha gjermane) dhe shumë zjarrfikëse dhe ambulanca shkuan menjëherë në zonë.
A7-Verbindung gesperrt: Autos brennen im Elbtunnel. Mehrere Personen verletzt. Die @FeuerwehrHH ist mit einem Großaufgebot am Einsatzort. Feuerwehrsprecher Philipp Baumann zur aktuellen Lage. https://t.co/oUa165lgoB @BZ_NachtFloh #A7 #Feuer #Elbtunnel #Hamburg pic.twitter.com/YaG2mvkDHN
— Marco Zitzow (@MarcoZitzow) October 19, 2023
Policia bllokoi menjëherë të dy korsitë e autostradës A7 veri-jug për të parandaluar hyrjen në automjete të tjera.
Pas gjysmë ore zjarrfikësja vuri zjarrin nën kontroll./Albeu.com