Makina plot kokainë në kufi, bie në pranga të policisë 55-vjeçari shqiptar

Policia malazeze ka vënë në pranga një shtetas shqiptar me inicialet P.S 55 vjeç pasi është kapur duke transportuar 37 kg lëndë narkotike të llojit kokainë në pikën kufitare të Debeli Brijeg.

Ndërkohë me të ishin edhe dy persona të tjerë po shqiptare, të identifikuar me inicialet E.S., 50 vjeç dhe S.S., 18 vjeç.

Lënda narkotike u zbulua nje dite me pare, gjatë kontrollit që policia i bëri makinës. Droga ishte e ndarë në 35 pako dhe ishte fshehur në një vend, të përgatitur enkas.

I arrestuari akuzohet se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. /albeu.com/

 


Shtuar 30.11.2021 10:27