Makina e drejtorit të Policisë në Elbasan përplaset me një tjetër, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan.

Dy makina mësohet se janë përplasur me njëra tjetrën në fshatin Kusarth në Elbasan, ndërsa njëri nga automjetet ka qenë i Drejtorit të Përgjithshëm të Qarkullimit Rrugor.

Ndër të tjera mësohet se të lënduar kanë ngelur dy drejtuesit e mjeteve. Policia ka shkuar në vendngjarje për të nisur hetimet mbi shkaqet e aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 14.03.2021 18:48