Makina bie nga ura në lumë, plagoset rëndë 28-vjeçarja në Berat

Një makinë ka rënë nga ura në lumë në fshatin Vertop të Beratit.

Një automjet ku po udhëtonin një vajzë dhe një djalë ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Osum.

Për pasojë është plagosur rëndë 28-vjeçarja Anxhela Ibra e cila është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore.


Shtuar 9.05.2021 16:04