Makina bie në gropën 4 metra të thellë, humb jetën shqiptari në Greqi

Një 51-vjeçar shqiptar në Greqi gjeti vdekjen në një aksident tragjik, ku makina e tij përfundoi në një gropë 4 metra të thellë.

Mediat greke shkruajnë se për nxjerrjen e tij është dashur ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës, pasi ai ishte bllokuar në rrënojat e makinës.

Makina dyshohet se ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe lagështisë së asfaltit.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 8.10.2021 17:03