2 vite nga tërmeti, banori ende në kasolle: Kam nusen e djalit shtatzënë, më sillni një kontejner

Ali Uka banuesi i Fushë Mamurrasit që i vuri Ramës në dyshim premtimin me sa duket ka pasur të drejtë. Po bëhen gati dy vjet nga tërmeti i 2019 dhe vazhdon të jetojë me bashkëshorten në këtë kasolle me llamarina. Përbri në çadër jeton i biri me gruan shtatzënë. 65 vjeçari është lodhur nga pritja. Bashkia nuk i jep përgjigje se kur do të ndërtohet shtëpia e tij.

“Besoj se deri mesit të vitit të ardhshëm do ti sistemojmë pjesën dërmues me shtëpi të reja. Do ta bëjmë të re, nuk e beson? Beso e kontrollo është kjo punë”, ishte premtimi i kryeministrit Rama.

“As në bashki shkoj më në duan të ma bëjnë të ma bëjnë. Të ishte bërë në krye të 3 muajve kur ra tërmeti. Të vlerësohet dhe malli që ka”, thotë Uka.

Burime pranë Bashkisë së Kurbinit i thanë Abc-së se ndërtimi i kësaj banese dhe 224 të tjerave të dëmtuara nga tërmeti nuk kanë nisur për shkak se nuk janë kryer tenderat për t’u përzgjedhur kompanitë ndërtuese.

“Të paktën të na sjellë dikush një kontenier se kam e nusen e djalit shtatëzënë. Njëherë e humbi”shtoi banori./Abcnews.al


Shtuar 8.10.2021 17:08