“Maffia”, Don Xhoni publikon hitin e shumëpritur (VIDEO)

Me rastin e ditëlindjes, Don Xhoni vendosi t’iu bëjë një dhuratë fansave.

Ai sapo ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Maffia”, të cilin e solli të shoqëruar edhe me videoklip.

Klipi i Don Xhonit vjen në formë të një mini-film, ndërsa u punua nga Sekuencë Studio.

Për tekstin e këngës u kujdes vet reperi, muzikën e bëri Rzon, i cili gjithashtu u kujdes edhe për mix/masterin.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga Don Xhoni me titull “Maffia”.


Shtuar 8.04.2021 19:45