Të shumtë kanë qenë politikanë, të cilët janë bërë protagonistë të sulmeve politike.
Presidenti i Francës, Emanuel Macron është një ndër politikanët, i cili është sulmuar disa herë.
Ndërsa kësaj radhe Macron është gjuajtur me shpullë në fytyrë nga një grua teksa ecte në publik.
Pamjet janë bërë virale në Twitter. Në pamje shihet teksa Macron mes badigardëve i afrohet një vajzë, e cila pasi e qorton, e godet me shpullë.
Una mujer le dio una cachetada a Emmanuel Macron, presidente de Francia, mientras platicaba con los ciudadanos de Paris. pic.twitter.com/beJICjXc8q
— Adela Micha (@Adela_Micha) November 21, 2022
Fill pas kësaj, truprojat e Macron kanë neutralizuar vajzën. Kujtojmë se një vit më parë Macron u godit me vezë./albeu.com