Lushnje/ Makina përplas një person dhe largohet me shpejtësi nga vendngjarja

Mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tre urat – Garbjan, në Lushnjë, ka ndodhur një aksident tragjik

Një person, i cili mendohet të jetë endacak është përplasur nga një mjet. Pasi e ka përplasur, drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

I lënduari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje, po punon për identifikimin e mjetit.


Shtuar 3.03.2024 19:27