Lushnje/ Aksident në rreth-rrotullimin Savër, makina përplaset me shtyllën elektrike

Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur pranë rrethrrotullimit Savër në Lushnje.

Raportohet se kamioni ka dalë nga rruga, duke marrë përpara fillimisht shenjat sinjalistike të rrugës dhe më pas është përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë.

Si pasojë është dëmtuar shoferi i kamionit, ku është dërguar në spitalin e Lushnjes për t’i dhënë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit.


Shtuar 27.01.2024 12:57