Lukashenko: Bjellorusia e gatshme të luftojë përkrah Rusisë nëse na sulmojnë

Kërcënime të reja ndaj Perëndimit u hodhën sot nga presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cili tha se do të urdhëronte trupat e tij të luftonin në anën e Rusisë nëse një vend tjetër fillon një sulm ndaj Bjellorusisë.

Në një intervistë  për një grup të vogël mediash të huaja, Lukashenko tha: “Jam I gatshëm të bëj luftë, së bashku me rusët, nga territori i Bjellorusisë. Por vetëm nëse dikush, qoftë edhe një ushtar, hyn në territorin tonë nga atje (Ukraina) me armë për të vrarë njerëzit e mi. Nëse kryejnë agresion kundër Bjellorusisë, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe lufta do të marrë një natyrë krejtësisht të ndryshme”.

Megjithatë, Lukashenko e bëri të qartë se “ diçka e tillë duhet të ndalet dhe se nëse fillon një luftë bërthamore, Bjellorusia do të përpiqet të vendosë paqen. Ne duhet të ulemi në tryezën e bisedimeve sepse një luftë bërthamore do të zhdukë SHBA-të dhe askush nuk e dëshiron këtë.”

Presidenti Bjellorus ftoi gjirhashtu në mënyrë indirekte preisdentin amerikan, t Joe Biden në Bjellorusi. “ Nuk është larg Varshavës, për 30 minuta vjen në Minsk. . Unë do ta bind presidentin e Rusisë të vijë këtu. E ftoj bashkë me Bidenin, në mënyrë që të ketë një marrëveshje ”.

Bashkëpunimi ushtarak midis Rusisë dhe Bjellorusisë është forcuar, me stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe shkëmbim informacioni. Megjithatë, deri më tani, Lukashenko nuk ka dërguar trupa në Ukrainë për të luftuar përkrah rusëve.

Britania, BE dhe SHBA, në të njëjtën kohë, nuk e njohin Lukashenkon si presidentin legjitim të Bjellorusisë.

Pak njerëz e njohin Vladimir Putinin aq mirë sa Aleksandër Lukashenko.

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë është një aleat i fortë i Kremlinit dhe mbështetës i asaj që zoti Putin i referohet si “operacioni ushtarak special” , atë që shumica e botës e quan luftën e Rusisë në Ukrainë./albeu.com.