Presidenti rus Vladimir Putin ka shkarkuar komandantin e Flotës së Detit të Zi.
Kjo flotë, e cila është e vendosur në Krimenë e aneksuar nga Rusia ka tashmë një komandat të ri.
Lajmin e bëri të ditur agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar burime, pas goditjeve të marra nga bazat ushtarake ruse në gadishull në nëntë ditët e fundit.
Nëse ndryshimi konfirmohet, largimi i komandantit të mëparshëm Igor Osipov do të shënonte shkarkimin më të lartë të një zyrtari ushtarak në gati gjashtë muaj që nga pushtimi i Ukrainës. Agjencia shtetërore e lajmeve RIA, duke cituar burimet e saj, shkroi se komandanti i ri, Viktor Sokolov, u prezantua me anëtarët e këshillit ushtarak të flotës në portin e Sevastopolit.
Një burim tha se ishte “normale” që emërimi nuk u shpall publikisht pasi Rusia po zhvillon atë që e quan një “operacion special ushtarak” në Ukrainë. Flota e Detit të Zi , e cila ka një histori të nderuar në Rusi, ka pësuar disa “poshtërime” publike gjatë luftës së nisur nga Presidenti Vladimir Putin më 24 shkurt.
Në prill , Ukraina goditi anijen kryesore të flotës së Detit të Zi në Moskë me raketa Neptun, duke bërë që ajo të merrte zjarr dhe të fundosej. Javën e kaluar në bazën ajrore Saki në Krimenë jugperëndimore, e cila është afër selisë së flotës në Sevastopol, ndodhën një seri shpërthimesh që shkatërruan tetë avionë luftarakë, sipas imazheve satelitore.