Lufta me Covid-19, eksperti tregon vitin kur do të marrë fund lufta me variantet e reja

Britania e Madhe përjetoi një tjetër ditë me numër rekord infektimesh të reja nga Covid-19.

Më shumë se 88 mijë persona ishin të infektuarit e sotëm sipas autoriteteve, duke shënuar një rritje drastike me 74% gjatë javës së fundit, dhe 12% nga dita e djeshme, që kishte shënuar rekordin e mëparshëm.

Një nga arsyet vjen sigurisht nga përhapja e variantit tëri të koronavirusit, ai Omicron që sipas një studimi të ri të realizuar në Hong Kong, edhe pse me pasoja më të lehta, ka gjithsesi një aftësi shpërndarjeje deri në 70 herë më të madhe se varianti Delta.

Po kur do shpëtojë bota nga pandemia dhe varianti i tij i fundit, por edhe nga të tjera që mund të krijohen ndërkohë në çdo cep të botës?

Profesor Chris ëhitty, një nga ekspertët më të njohur britanik në këtë fushë, ka paralajmëruar se ndoshta do të duhet një periudhë që shkon të paktën në 16 muaj për të parë një vaksinë që përfshin variantet si dhe ato që mund të formësohen ndërkohë.

“Do kemi vaksina polivalente, por edhe disa antiviralë si dhe mjekime të reja që do të mund të mbulojnë pjesën më të madhe të infektimeve.

Por ndërkohë, duhen mbajtur masat e parandalimit si dhe vaksinimi. Edhe me këto përkujdesje, gjithsesi, përhapja e varianteve si Omicron që duket se i shmangin vaksinat mund të çoj, të paktën në Angli, në hospitalizimin e 22% të personave sipër 65 vjeçët./albeu.com/


Shtuar 16.12.2021 20:01