Luçiano Boçi thyen herësin e listës në Elbasan, i pari kandidat në zgjedhjet e 25 prillit

Kandidati i parë që thyen listën me sistemin e ri të votave preferenciale është Luçiano Boçi, i shtati në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

 

Boçi kalon herësin dhe i merr mandatin Eugen Isajt, i cili renditet i pesti në listë.

Deri më tani, Boçi ka marrë 9973 vota, ndërsa Isaj ka siguruar 2089.

Shtuar 28.04.2021 11:04