A e duan tifozët e Juventusit rikthimin e Allegrit?

Massimiliano Allegri mund të kthehet në Juventus për të zëvendësuar Andrea Pirlon sezonin e ardhshëm, por a dëshirojnë tifozët e Juventusit që tekniku toskan të kthehet në klub?

Raportimi i La Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport, bën të ditur se Andrea Pirlo do të shkarkohet nëse nuk arrin të rrëmbejë një vend në top katërshe, por sipas Sportmediaset, Allegri do të kthehet në klub pavarësisht nga pozicioni i Juventusit në fund të sezonit.

Allegri fitoi 11 trofe gjatë periudhës së tij pesë-vjeçare në Allianz Stadium, por u shkarkua në vitin 2019 me një vit të mbetur në kontratën e tij.\Drejtorët e Zonjës së Vjetër dëshironin të ndryshonin stilin e lojës së ekipit dhe vendosën të punësojnë Maurizio Sarrin. Sidoqoftë, pas vetëm një sezoni një titull të nëntë radhazi të Serie A, Sarri u shkarkua gjithashtu pasi marrëdhënia e tij me një pjesë të dhomës së zhveshjes ishte shkatërruar.

Allegri ishte lidhur me një numër gjigantësh të tjerë evropianë, duke përfshirë Chelsean, PSG-në dhe Bayern Munichun, por askush nuk vendosi ta punësonte atë.

Nëse Allegri kthehet në Torino, Juventusi mund të ndahet nga drejtorët Fabio Paratici dhe Pavel Nedved, të cilët e shtynë Andrea Agnellin të shkarkonte trajnerin në vitin 2019.

Nedved as nuk mori pjesë në konferencën e lamtumirës së Allegrit në 2019 dhe ish-trajneri i Milanit kohët e fundit ka pohuar se ai ka një marrëdhënie të mirë me Agnellin, por nuk përmendi dy të tjerët.


Shtuar 28.04.2021 23:47