Pas mbytjes tragjike në lumin Fan të Mirditës të 10-vjeçarit, në shkollën 9-vjeçare “Ndrec Ndue Gjoka” ku ai mësonte, të gjithë janë të traumatizuar.
Shokët e tij ndjejnë mungesën e tij dhe gjendja e tyre psikologjike është mjaft e rënduar.
Në këtë shkollë mësojnë dhe vëllai dhe motra e të miturit që është mbytur në lum.
Drejtori i shkollë, Frrok Lleshi shprehet i shokuar për ngjarjen.
“Jemi tepër të hidhëruar. Ai ka qenë një fëmijë tepër i mirë, por situata e solli. Shkolla e përjeton shumë keq. Jemi të shokuar. Presim që ti gjendet trupi dhe ti bëjmë nderimet e fundit. Situata në shkollë është shumë keq. Kemi bërë orë edukative, psikologia është këtu, bashkë me stafin pedagogjik”, tha ai./albeu.com/