Lojtari i Erzenit optimist: Kam besim se mund të arrijmë Europën, grupi ka harmoni

Anteo Osmanllari ishte ai që dha asistin te goli i Ademit në barazimin e skuadrës së Erzenit ndaj Kukësit (1-1). Pas ndeshjes, lojtari i ekipit nga Shijaku u shpreh i kënaqur.

“Barazimi? Jam i kënaqur për asistin tim të parë që dhash, por jam i mërzitur që pësuam gol në minutat shtesë.

Dueli me Ndrecën? Është një lojtar cilësor, pasi ka vite që luan në elitë dhe ishte një duel i fortë. Gjithçka që bëjmë në ndeshje është e stërvitur dhe e gjitha ishte e mirë menduar.

Europa? Kemi besim, kampionati është i barabartë për të gjitha ekipet. Pse mos të shpresojmë dhe ne. Kemi harmoni në grup dhe shpresoj që të arrijmë objektivat.

Idhull? Më i madh është Cristiano Ronaldo. Joan Cancelon për pozicionin që ka në fushën e lojës”, tha ai./Albeu.com/


Shtuar 18.03.2023 20:12