Shfrytëzimi i të miturve për punë është kthyer në një situatë thuajse normale në Shqipëri, sidomos gjatë sezonit turistik. Një prej këtyre fëmijëve është edhe Eli, një 11-vjeçar nga fshatrat e Burrelit. Ai prej dy vitesh e ka lënë familjen e tij, për të shitur misra në Gjirin e Lalëzit.
Gazetarja e “Piranjave” e shoqëroi vogëlushin për gjatë të gjithë ditës së tij të punës për ët parë vështirësitë që ai has në punën e rëndë për moshën e tij.
Eli tregon se ka dy vëllezër ndërsa babanë dhe të ëmën i ka në Burrel. Ai tregon se familjes ai i çon 100-150 mijë lekë në muaj gjatë sezonit veror.
“Bëj 100-150 mijë. Lodhem duke shitur misra.” tha Eli.
Por lodhja e Elit të vogël nuk shpërblehet. Ai punon për një zonjë që është kushërira e tij. Eli merr vetëm një pjesë të vogël për misrin. 20 lekë.
Eli fiton rreth 2 mijë lekë të vjetra në ditë. “Piranjat” kanë udhëtuar drejt Burrelit për tek familja e Elit. Familja e tij jeton në një varfëri ekstreme./abcnews.al