LIVE/ Nis shorti i Euro 2024, me kë do të përballet Shqipëria?

Kombëtarja do të mësojë sot kundërshtarët në “Euro 2024”, për eventin madhështor, që do të mbahet nga 14 qershori deri në 14 korrikun e vitit 2024, në Gjermani, në shortin, që po hidhet në Hamburg, ku të pranishëm përveç delegatëve të secilës përfaqësuese janë të ftuar një sërë personalitetesh të botës së futbollit.

Përsa i përket vazove, të gjitha janë të plotësuara, me përjashtim, të tre vendeve në vazon e 4-t, ku ndeshjet e fundit të “play-off” do të plotësojet tablonë e 32 skuadrave pjesëmarrësë në eventin prestigjioz.

Vazo e parë:

Gjermani, Portugal, Francë, Spanjë, Belgjikë, Angli

Vazo e dytë:

Danimarkë, Hungari, Austri, Shqipëri, Turqi, Rumani

Vazo e tretë:

Skoci, Sllovaki, Çeki, Slloveni, Holandë, Kroaci

Vazo e katërt:

Itali, Serbi, Zvicër, fituesit e play-off A, B dhe C

Ndërkaq, të gjithë transmetimin live, të shortit të Euro 2024, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

SHIKONI SHORTIN LIVE


Shtuar 2.12.2023 18:04

Tags: ,