Euro 2024/ UEFA hedh shortin për grupet finaliste! Sylvinho, foto me kupën në prag të nisjes së ceremonisë

Në prag të hedhjes së shortit për grupet e Kampionatit Evropian që do të mbahet në Gjermani, trajnerët e kombëtareve kualifikuese për Euro 2024 kanë pozuar me kupën.

Në mesin e tyre gjendet edhe trajneri i kuqezinjëve, Sylvinho. Ceremonia e shortit nis në orën 18:00 dhe përveç Gjermanisë mikëpritëse, deri tani janë kualifikuar edhe 20 kombëtare për Kampionatin Evropian të cilat pritet të ndahen në grupet përkatëse.

Të gjitha këto kombëtare do ta mësojnë fatin e tyre mbrëmjen e sotme me shortin që do të hidhet në Elbphilharmonie të Hamburgut. Kombëtarja Shqiptare ndodhet në vazon e dytë, dhe do të garojë me nga një skuadër në grup të secilës prej tre vazove të tjera.

Nuk përjashtohet që kuqezinjtë të bien në një “grup të vdekjes”. /albeu.com


Shtuar 2.12.2023 17:57

Tags: ,