Meta i përvishet SPAK: Vrasja në Elbasan mund të ishte parandaluar, ja prova!

Presidenti Meta ka akuzuar ashpër SPAK për ngjarjen e 21 Prillit në Elbasan ku u vra një shtetas dhe u plagosën disa të tjerë.

Meta ka deklaruar ditën e sotme se PD ka bërë një denoncim me 40 emra  për krime zgjedhore në Elbasan dhe në listën e PD gjendeshin të gjitha emrat e njerëzve të përfshirë në ngjarjen e Elbasanit.

Presidenti deklaroi se SPAK iu dëshën 8 ditë për të reaguar dhe se qëllimisht penguan procesin i cili do të kishte penguar ngjarjen e rëndë me 1 viktimë.

“Në listën e PD të dorëzuar në SPAK për njerëzit problematikë që po ngazhoheshin në blerjen e votave, janë të gjithë njerëzit e përfshirë në ngjarjen e Elbasanit.

SPAK iu deshën 8 ditë për të reaguar dhe për t’a dërguar në Elbasan. Ky material denocues duhet të hetohej nga SPAK dhe jo nga gjykata e Elbasanit…”- deklaroi ndër të tjera Meta.  /albeu.com/

 

 

 

Shtuar 24.04.2021 11:49