LIVE/ Asnjë fjalë për blerjen e votës! Rama habit me përgjigjen për makinën në Dibër

Kryeministri Rama gjatë një interviste në “Opinion” nuk ka pranuar të thotë asnjë fjalë në lidhje me ngjarjen e Dibrës ku janë kapur rreth 7 milionë lekë, lista votuesish dhe karta ID në një makinë ku udhëtonte një punonjës i bashkisë Maqellarë.

Gjatë fjalës së tij ai vendosi të përqëndrohet tek ngjarja e Elbasanit duke fajësuar PD për sjellje të dhunshme dhe të turpshme.

Rama deklaroi se është vepër e ulët mbajtja peng e një makine duke mos preferuar të thotë asnjë mbi përkatësinë e parave, listave zgjedhore dhe kartave të ID.

Rikujtojmë se sot pasdite në Maqellarë u pengua për 1 orë një makinë me dy shtetas brenda saj, ku u gjetën rreth 7 milionë lekë, lista zgjedhore dhe karta ID të qytetarëve në Maqellarë.

 


Shtuar 22.04.2021 21:25