“Lista e zezë”, publikohen shënjestrat e Putin që duhet të eleminohen (FOTO LAJM)

Një oficer i Inteligjencës Ruse ka zbuluar se Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka dhënë urdhër për të eleminuar disa nga armiqtë e tij.

Paralajmërimi i një fushate vdekjeprurëse post-pandemike vjen nga spiuni rus, i cili më parë kishte paralajmëruar edhe vrasjen e mbetur në tentativë të ish-agjentit të dyfishtë rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij  Yulia, të dy të helmuar me agjent nervor në Britani të Madhe.

Oficeri ka paralajmëruar se janë 6 persona që jetojnë në Britani të cilët janë në listë për t’u eleminuar nga Putin.

Në një letër drejtuar njërit prej shënjestrave të Putin, oficeri i shkruan se “ata janë jashtë për t’ju mbyllur gojën plotësisht. Merrni masat paraprake të ndryshoni shpejt vendbanimin tuaj, edhe nëse vetëm përkohësisht”.

Ky paralajmërim për vrasje erdhi pasi Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, e kishte cilësuar Rusinë si “kërcënimi më i mprehtë” i Mbretërisë së Bashkuar.

Burimi për agjencinë e lajmeve “The Mirror”, thotë se Putini po vepron përsëri, këtë radhë për të ndaluar mbështetjen për udhëheqësin e opozitës Alexei Navalny, i cili u dënua muajin e kaluar me dy vjet e gjysmë burg.

Duke përmendur dy nga personat në listë, burimi spiun i inteligjencës ruse është shprehur se “sa i përket Çikvarkin dhe Ashurkov ka një plan për t’i helmuar ata me një substancë të ngjashme me atë të përdorur me Skripals.”

Duke shtuar se urdhrat i kanë marrë direkt nga Presidenti Putin, i cili u është drejtuar me fjalët: “Ne kemi krahë të gjatë. Asnjë llum nuk mund të na fshihet “.

Ekziston gjithashtu një paralajmërim që ekipet speciale ruse po mblidhen në Irlandë dhe po bëhen gati për të kaluar në Britani.

Më poshtë janë të listuar 6 personat që jetojnë në Britani dhe thuhet të jenë në shënjestër të Putin:

Vladimir Ashurkov, 49 vjeçar, i detyruar të hiqte dorë si bankier investimesh në Rusi për shkak të lidhjeve me Navalny. Ai tani është drejtor i Fondacionit Anti-Korrupsion të Navalny dhe i është dhënë azil nga Britania në vitin 2015.

'Bomba' e mediave, publikohet lista me shënjestrat e Putin

Mikhail Khodorkovsky, 57 vjeç, është një miliarder siberian i fushës së naftës që tani jeton në Londër. Ai ishte akuzuar për mashtrim në 2003 dhe Putini kishte ngrirë aksionet në kompanitë e tij.

'Bomba' e mediave, publikohet lista me shënjestrat e Putin

Evgeny Chichvarkin, 46 vjeç, ishte njeriu më i pasur i Rusisë i moshës nën 35 vjeç – me pasuri në vlerë 1.1 miliardë funte. Thuhet se Chichvarkin ka paguar faturat mjekësore të Alexei Navalny kur ai u trajtua në Gjermani pas helmimit me agjent nervor.

'Bomba' e mediave, publikohet lista me shënjestrat e Putin

Boris Karpichkov, 62 vjeç është një ish-major nga FSB. Ai ishte vendosur në Britani në vitin 1998 duke sjellë me vete dy valixhe sekrete. Karpichov u kishte mbijetuar dy përpjekjeve për ta helmuar kur ishte në një vizitë në Zelandën e Re.

'Bomba' e mediave, publikohet lista me shënjestrat e Putin
Bill Browder, 56 vjeç është një kritik i vjetër i Putin, i kërcënuar disa herë me vdekje. Ashtu si Steele, ai dyshohet se ishte shënjestër për vrasje bashkë me Sergei Skripal në 2018.

'Bomba' e mediave, publikohet lista me shënjestrat e Putin

Christopher Steele, 56 vjeçar, është një ish-oficer i cili tani drejton firmën private të inteligjencës, Orbis Business Intelligence. Ai zemëroi Presidentin Putin duke nxjerrë pretendime se spiunët rusë mbanin video kompromentuese të ish-Presidentit amerikan Donald Trump me prostituta.

'Bomba' e mediave, publikohet lista me shënjestrat e Putin


Shtuar 22.03.2021 10:15