Shqipëria mbulohet nga bora, në këto akse kalimi bëhet vetëm me zinxhirë (FOTO LAJM)

Veriu dhe jugu i vendit gjatë natës janë mbuluar nga dëbora, teksa janë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor por edhe në furnizimin me energji elektrike.

Ditën e sotme ARRSH ka njoftuar se gjendja paraqitet problematike, kryesisht në veri.

Në Rajonin Jugor ka përmirësim të situatës, kontraktorët kanë bërë pastrimin e plotë të akseve dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht

Rajoni Qendror nuk ka probleme me qarkullimin. Rekomandohet që përdoruesit e mjeteve që kalojnë në segmentet Lunik-Steblevë dhe Krujë-Sarisallitik të pajisen me goma dimri ose zinxhirë.

Në Rajonin Verior reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë shoqëruar dhe me erë të fortë

Qarkullohet me zinxhirë në:

Peshkopi-Ushtelencë, Peshkopi-Qafë Drajë,

Urë Çerenecit-Klenjë, Trebisht-Doganë, Mjedë-Pukë-Fushë Arrëz, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës,

Qafë Mali- Fierzë, Qafë Bualli-Bulqizë-Peshkopi.

“Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë në akset ku është e nevojshme, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH. / Gazeta SHQIP

Situata e rrugëve nga veriu në jug, ja akset ku kalimi bëhetSituata e rrugëve nga veriu në jug, ja akset ku kalimi bëhetSituata e rrugëve nga veriu në jug, ja akset ku kalimi bëhet

Shtuar 22.03.2021 10:03