Në pritje të ëmbël? Fjolla Morina pozon me bikini nga Maldive (FOTO LAJM)

Prej disa ditësh është përfolur se Fjolla Morina është në pritje të ëmbël. Shkak u bënë fotot e fundit ku ajo shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe një video e postuar nga Fisniku ku binte në sy barku i rrumbullakosur i këngëtares.

Pas thashethemeve, Fjolla reagoi për herë të parë duke mohuar për “Revistën Who” se ajo është shtatzënë për herë të tretë.

Këtë e ka vërtetuar edhe me fotot e fundit të postuara në Instagram ku shfaqet me rroba banjo gjatë pushimeve në Maldive.

Këngëtarja duket në super formë dhe barku i fryrë nuk duket gjëkundi.

Kujtojmë që Fjolla dhe Fisnik u martuan në Maldive pak ditë më parë, me një ceremoni mahnitëse pranë detit.

Shtuar 22.03.2021 10:03