Lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i dënuar me shpërdorim detyre së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij Durim Margjekaj dhe Ndoc Marku.

Tuci ka shlyer dënimin e 1 vit e 6 muaj me kohën e qëndrimit në paraburgim. GJKKO pranoi kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit. 234 milionë lekë, është dëmi i përllogaritur nga SPAK në buxhetin e shtetit për të cilin Tuci dhe dy të tjerët u shpallën fajtor, vendim që u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm.

Të lidhura

None found

Sipas organit të akuzës, Fran Tuci, ka shpyllëzuar një zonë të madhe në bashkinë që drejtonte, duke ndërtuar një segment rrugor, për të cilën ai vetë thotë se i është kërkuar nga qytetarët e zonës.


Shtuar 28.03.2024 12:31