Lirohet nga detyra Prefekti i Durrësit, ja kush e zëvendëson

Me anë të vendimit të Këshillit të Ministrave, Roland Nasto është liruar nga detyra e prefektit të Durrësit. Në vendin e tij është emëruar Emiljan Jani.

Më herët Emiljan Jani ka mbajtur postin e drejtorit në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Durrës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


Shtuar 6.04.2022 18:08