Lirohen 14 policët në Shkodër, vendimi i gjykatës pritet me brohoritje e duartrokitje nga qytetarët (VIDEO)

Gjykata e Shkodrës ka hequr masën e sigurisë “arrest me burg” për 14 policët e arrestuar në Shkodër, për abuzim me një tjetër, mes të cilëve ishte dhe ish-shefi i rëndit, Saimir Rustemi.

Ky vendim i gjykatës është pritur me duartrokitje nga qytetarët Shkodranë të cilët prej orësh kanë qëndruar në ambientet e jashtme duke kërkuar lirimin e tyre.

Masat:

Saimir Rrustemi arrest shtepie
Luida Ujka arrest shtepie
Mustaf Ishmaku arrest shtepie
Xhavit Isufi arrest shtepie
Rudina Keqi arrest shtepie
Arsenida Hadri detyrim paraqitje
Briland Mnela detyrim paraqitje
….
Klement Tola arrest shtepie
Paulin Prendi arrest shtepie
Altion Basha detyrim paraqitje
Armand Basha arrest shtepie

14 efektivët u arrestuan pasi nga hetimet rezultoi se nga 2020 deri në fund të vitit 2021, këta punonjës policie dhe punonjës të administratës civile pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë kryer veprime favorizuese dhe fiktive, me qëllim favorizimin e subjekteve të caktuara për përfitimin e tenderëve me vlera të vogla që janë zhvilluar nga kjo Drejtori.

Gjatë hetimit ka rezultuar se punonjësit e Sektorit të Auditimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë kryerjes së auditimit të procedurave të tenderimit për vitin 2020 dhe 2021 dyshohet se nuk kanë pasqyruar në mënyrë të qëllimshme shkeljet e kryera në lidhje me procedurat e prokurimeve kryer nga punonjësit përgjegjës të Policisë Shkodër.

Po ashtu, gjatë hetimeve ka rezultuar se punonjësja V.XH., me detyrë Specialiste pranë Sektorit të Buxhet/Financës në D.V.P Shkodër dyshohet se ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke përvetësuar shuma të ndryshme parash në periudha të ndryshme kohore, për vete dhe punonjës të tjerë të kësaj Drejtorie, me burim të ardhurat nga paga e punonjësve të policisë./albeu.com


Shtuar 24.07.2022 12:42