Lija e majmunit, mjekët “zbërthejnë” efektet e sëmundjes

Lija e majmunit tashmë është një sëmundje e re e cila po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Sipas specialistëve të shëndetit publik “lija e majmunëve” merret nga kontakti i ngushtë me një person të infektuar ndërsa rreziku për përhapjen e sëmundjes infektive konsiderohet i ulët.

Në Shqipëri aktualisht nuk ka të prekur prej lisë së majmunit, por transmetimi i saj nga njeriu tek njeriu që ndodh për herë të parë e ka vënë këtë sëmundje në qendër të vëmendjes së shëndetësisë botërore.

Sëmundja nis me temperaturë, rritje të gjendrave limfatike e vijon me shfaqen e shenjave në fytyrë, duar, këmbë e më pas në të gjithë trupin.  Ndërsa vaksina e lisë së vërtetë ofron mbrojtje

Deri tani është parë që lija e majmunit kalon lehtë, por në rastet e shfaqjes së shenjave në sy mund të shkaktojë verbim. Sëmundja  zgjat deri në 4 javë dhe gjatë kësaj kohe i sëmuri është infektues./albeu.com


Shtuar 24.05.2022 17:45