Lija e majmunëve, Alimehmeti tregon sa rrezikojmë

Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur për rrezikun nga Lija e majmunëve në vendin tonë.

Alimehmeti thotë se rreziku nga kjo lloj sëmundje nuk është shqetësues.

Duke folur për Euronews Albania, ai deklaroi se sëmundja ka transmetueshmëri shumë të ulët dhe për ndalimin e saj ekziston vaksina prej disa vitesh.

“Është një sëmundje me transmetueshmëri shumë të ulët, kërkon një kontakt shumë të ngushtë për ta transmetuar dhe fatmirësisht numri i atyre që kanë kërkuar trajtim spitalor është 163 në të gjithë Europën.

Transmetueshmëria është me kontakt shumë të ngushtë personal nga njeriu tek njeriu ose nëpërmjet sipërfaqeve që një njëri i prekur i ka prekur dhe i prek dikush tjetër, por duhet të ketë çarje në lëkurë që të transmetohet.

Sidomos tani që jemi në verë, që jemi në kontakt me mikrobet mund të kemi skuqje të lëkurës, por nuk duhet ngatërruar me linë e majmunit, lija e majmunit është një gjë shumë e rrallë”, tha epidemioologu./albeu.com/