Ligji për verën dhe vreshtarinë/ Elezi: Doganat duhet t’i japim më shumë hapësirë prodhuesit shqiptar

Gjatë një interviste në Ora News Dashamir Elezi, President i Organizatës Shqiptare të Sommelierisë është shprehur se Doganat duhet t’i japim më shumë hapësirë prodhuesit shqiptar që të bëjë këto eksperimentime me llojet e verërave.

Elezi: Ka një ngërç edhe në shifra. Sepse vërtetë mund të duhen 5000 litra, ndoshta janë pak apo shumë, por duhet te kemi parasysh madhësinë e kantinës. E mbështes atë që tha profesori se personi mund të bëjë eksperimente, a e duam ne produktin cilësor?

Duhet të japim një sasi limit një prodhuese në bazë të litrave që prodhon në mënyrë që ai të eksperimentojë sepse nëse nuk shkon mirë ai do ta hedhë ose do ta distilojë. Doganat duhet t’i japim më shumë hapësirë prodhuesit shqiptar që të bëjë këto eksperimentime.

 


Shtuar 24.01.2025 21:55

Tags: ,