Lideri çeçen nis të dërguarin e tij në Ukrainë: Tani do ta shihni çfarë është lufta!

Tëksa kundërofensiva ukrainase po vijon në disa prej qyteteve të vendit, për të rimarrë territoret e humbura që prej 24 shkurtit të këtij viti kur nisi edhe lufta atje, duket se forcat ruse po pësojnë humbje të mëdha.

Humbjet e rusëve në fushë-betejë nuk i kanë pëlqyer të besuarit çeçen të Putinit, Ramzan Kadyrov, i cili dje tha se do të shkonte vetë në luftë, kurse sot njoftoi se paska çuar krahun e tij të djathtë për të “rikthyer situatën në anën e rusëve”.

Adem Delimkhanov, shefi i “Rosgvardias” çeçene është parë në front bashkë me disa luftëtarë të tjerë çeçenë duke kërcënuar se “tani do të shihni ukrainasit se çfarë ishte lufta e vërtetë”.

krainasit kanë rimarrë më shumë se 12 mijë kilometra katrorë territor të pushtuar nga rusët kryesisht në Kharkiv, Kherson dhe Luhanks./albeu.com/